Ministri i Ekonomisë: Gjermania mund të jetojë pa naftë ruse deri në fund të vitit

02 maj 2022 | 16:48

Bisedimet se si BE-ja mund të heqë dorë nga furnizimet ruse me energji janë zhvilluar sot në Bruksel.

Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck tha se vendet anëtare mbeten të ndara për një embargo ruse të energjisë.

Hungaria e ka bërë të qartë kundërshtimin e saj ndaj ndalimit të naftës dhe gazit rus.

Vetë Gjermania nuk është e gatshme të ndalojë gazin, por do të jetë në gjendje të përballet me një ndalim të naftës ruse deri në fund të vitit, tha Habeck. Ky është afati kohor për çdo heqje graduale të naftës ruse që me sa duket po diskutohet nga vendet anëtare të BE-së, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Ne kemi arritur të arrijmë një situatë ku Gjermania është në gjendje të përballojë një embargo të naftës,” tha Habeck në një konferencë shtypi. Por ai paralajmëroi se kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë pasoja.

Gjermania ka ulur pjesën e Rusisë në importet e saj të naftës nga 35% në 25%, por ende po punon për të gjetur furnizues alternativë që mund të mbushin boshllëkun në rast të një embargoje të plotë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj që është edhe…