Ministri i Financave: Deficiti buxhetor zvogëlohet në rekord historik
28 mars 2023
| 18:40
Ministri i Financave, Hekuran Murati, është lavdëruar me menaxhimin e financave publike gjatë vitit 2022.
Murati përmes një njoftimi në “Facebook”, thotë se deficiti buxhetor është zvogëluar në rekord historik.
“Financat publike janë kthyer në binarë dhe thesi i shqyer është qepur”, ka shkruar Murati.
Ai përmes një grafikoni të ka bërë të ditur se deficiti buxhetor është zvogëluar në vetëm -46.1 milionë euro gjatë vitit të kaluar.
“Jemi kujdesur që të mos shkaktojmë barrë të paqëndrueshme financiare e të mos rrisim borxhin publik, përkundër faktit që kishim pakot mbështetëse më voluminoze në rajon”, ka shkruar tutje Ministri i Financave.