Ministri i Financave viziton ATK-në
Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, ka vizituar Administratën Tatimore të Kosovës, me ç’rast ka takuar menaxhentin e ATK-së.
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, duke falënderuar ministrin për vizitën, ai njoftoj për planet e ATK-së për vitin 2020, si dhe të arriturat gjatë vitit paraprak, me theks të veçantë ka potencuar zvogëlimin e borxheve tatimore, për të cilat ATK-ja ka marrë vlerësime pozitive edhe nga institucionet ndërkombëtare.
Përveç rezultateve të arritura, drejtori Murtezaj po ashtu përmendi edhe sfidat me të cilat ballafaqohet administrata tatimore.
Ndërkaq ministri Besnik Bislimi ka falënderuar drejtorin e ATK-së për prezantimin e detajuar të të arriturave dhe sfidave të Administratës Tatimore të Kosovës.
Gjatë kësaj vizite ministri Bislimi ka pohuar se Ministria e Financave dhe Transfereve do të mbështes çdoherë ATK-në, si dhe do t’i trajtojë me përkushtim të gjitha kërkesat e adresuara, në mënyrë që të arrihen objektivat e planifikuara.
/Epoka e re/