Ministri i Izraelit e ndihmon Handikos-in me 93 karroca

13 prill 2022 | 13:38

Ministri për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, Esawi Frej dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, e kanë vizituar të mërkurën shoqatën Handikos, të cilës me këtë rast i janë ndarë 93 karroca.

Ministri Krasniqi ka nënvizuar se ky donacion është i nevojshëm për këtë shoqatë, marrë parasysh nevojat dhe sfidat e fëmijëve të Kosovës.

Ndërsa ministri Frej ka thënë se ndihet i lumtur që në emër të shtetit të Izraelit ka mundësi të ndihmojë Handikos-in me karroca të cilat do të shërbejnë për nevoja e fëmijëve.

Vizita e delegacionit të Izraelit në Kosovë është e para e këtij lloji e cila sot përmbyllet, me idenë e vazhdimit të bashkëpunimit në të ardhmen edhe në sfera tjera./kp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me…