Ministri i Jashtëm britanik: Gjunjëzimi antiracist i marrë nga Game of Thrones

19 qershor 2020 | 11:45

Një intervistë radiofonike të ministrit të jashtëm Dominic Raab po shkakton skandal në opinionin publik britanik, pasi ai komentoi dinamikën e protestave dhe simbolikën e lëvizjes antiraciste Black Lives Matter në mënyrë origjinale.

“E mirëkuptoj sensin e frustrimit që po drejton lëvizjen por duhet të them se kjo gjëja e gjunjëzimit më duket më shumë një simbolikë nënshtrimi sesa lirie dhe emancipimi. Nuk e di ndoshta origjinën, por më duket si diçka e marrë nga episodet e Game of Thrones”, deklaroi ministri.


Skenë nga seriali i njohur “Game of Throne”

Raab madje vijoi duke thënë se ai mund të gjunjëzohej vetëm para dy personave në botë, “mbretëreshës dhe gruas sime, kur i kërkova të martohem”.

Deklaratat e kryediplomatit britanik shkaktuan reagime të ashpra, në veçanti nga opozita parlamentare, që i kujtoi ministrit si gjesti nuk ka ardhur nga seriali i famshëm, por nga gjesti i bujshëm i lojtarit me ngjyrë të futbollit amerikan, Colin Kaepernick, në vitin 2016, i cili u gjunjëzua gjatë himnit amerikan në San Francisco për të protestuar mbi diskriminim e personave me ngjyrë nga forcat e rendit.

Gjest ky, që javët e kaluara u mor si simbol nga lëvizja Black Lives Matter, në valën e protestave pas vdekjes së amerikanit George Floyd.


Colin Kaepernick, në vitin 2016, u gjunjëzua gjatë himnit amerikan në San Francisco

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë ka njoftuar…