Ministri i jashtëm gjerman: Jemi skeptikë për korrigjimin e kufirit Kosovë-Serbi

19 shtator 2018 | 14:11

Ministrin i Jashtëm Federal i Gjermanisë, Heiko Maas, ka rikonfirmuar qëndrimin e shtetit të tij kundër idesë për korrigjimin e kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se Berlini mbetet skeptik ndaj një zgjidhjeje të tillë.

“Javët e shkuara kemi zhvilluar biseda të ndryshme dhe shpesh është thënë se ekziston frika e një efekti domino. Një frikë që e kemi perceptuar dhe kjo do të luaj rol. Ne jemi skeptikë dhe diskret në këtë pikë. Çështja duhet të zgjidhet në një mënyrë të tillë që të mos krijohen problem të tjera shtesë përveç atyre ekzistuese. Nëse korrigjimi i kufijve do të ofrohet si zgjidhje, ne jemi skeptikë dhe të përmbajtur”, ka deklaruar ministri Maas gjatë vizitës në Tiranë, ku mbajti një konferencë të përbashkët për medie me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacioni i Qendrës Klinike Universitare HUG nga Gjeneva, me…