Ministri i Jashtëm gjerman: OBSh-në duhet ta përkrahim bashkë

15 prill 2020 | 11:43

Pas ndërprerjes së fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetësisë nga presidenti amerikan Donald Trump dhe pas shumë reagimeve të shkencëtarëve e kryeministrave të disa shteteve, disa prej të cilëve ndërprerjen e fondeve për OBSh-në e kanë quajtur “krim kundër njerëzimit”, edhe ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka reaguar ndaj vendimit të presidentit amerikan Donald për t’i pezulluar fondet për OBSh-në.

Kryediplomati gjerman, me rastin e shpërndarjes së raportit të një televizioni gjerman të lajmeve në “Twitter” për njoftimin e Trumpit, shkroi se virusi nuk ka kufij. “Ne duhet të bashkëpunojmë fort kundër Covid 19. Është një nga investimet më të mira për forcimin e KB dhe OBSh-së e nënfinancuar, për shembull për zhvillimin dhe shpërndarjen e testeve dhe vaksinave”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Korenë e Jugut sot mbahen zgjedhjet parlamentare në mes…