Ministri i Jashtëm grek viziton Kosovën
09 tetor 2020
| 00:07
Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias do ta vizitojë sot (e premte) Kosovën.
Lajmi është bërë publik prej zyrës së shtypit të ministrisë së jashtme greke, e cila ka njoftuar se Dendias do të ketë takime me kryeministrin Avdullah hoti, kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani dhe ministren e jashtme Meliza Haradinaj-Stublla.
Ndonëse ende Athina nuk e ka njohur zyrtarisht Kosovën, Athina zyrtare ka intensifikuar kontaktet me Qeverinë e Kosovës, madje Athina zyrtare ka deklaruar se mbështet fuqishëm dialogun Prishtinë-Beograd.
Pritet që Dendia të shpreh mbështetjen në rrugën euroatlantike të Kosovës dhe do të përkrahë kërkesën e Prishtinës për liberalizimin e vizave.