Ministri i Jashtëm i Maqedonisë pret në takim ambasadorin Dedaj
03 shkurt 2021
| 15:05
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, është pritur në takim nga ministri i Punëve të Jashtme të këtij shteti, Bujar Osmani.
Dedaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka treguar se temë diskutimi ishin zhvillimet politike në të dyja vendet, situata me pandeminë, proceset euroatlantike, bashkëpunimi bilateral mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.