Ministri i Jashtëm i Shqipërisë takon Talat Xhaferin, kryeministrin në ardhje
17 janar 2024
| 22:54
Pas vizitës zyrtare në Kosovë, ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, ka shkuar edhe në Maqedoni të Veriut.
Ai ka takuar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili do të jetë edhe kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.
“E sigurova për mbështetjen time personale dhe të Shqipërisë në këtë detyrë që ai merr së shpejti. Ne mbështesim dhe inkurajojmë vazhdimin e përpjekjeve dhe arritjeve të Maqedonisë së Veriut për ndërtimin e një shoqërie funksionale multietnike të bazuar në zbatimin e plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe të Ligjit të Gjuhëve”, ka shkruar në “Facebook” Hasani.