Ministri i jashtëm italian: Liberalizimi i vizave për Kosovën të bëhet sa më shpejt

22 qershor 2021 | 17:22

Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Luigi Di Maio, gjatë vizitës së tij në Prishtinë, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë shumë shpejt.

“Italia është e bindur që Kosova do të jetë në Evropë dhe do të bëhet liberalizimi i vizave sa më shpejt”, ka thënë Di Maio, duke theksuar se Italia përkrah vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Gjatë një konference të përbashkët me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ai ka theksuar se Kosova nuk duhet të ketë frikë nga dialogu me Serbinë.

Ai ka thënë se lehtësimi i dialogut nga BE-ja dhe mbështetja nga ShBA-ja është përkrahje e madhe në këtë proces.

“Inkurajojmë që të vazhdohet para që të ketë rezultat konstruktiv që është projekt ambicioz por i arritshëm. Kosova nuk duhet te ketë frikë nga dialogu, vetëm do të shërbejë për përforcimin e statusit të saj”, ka deklaruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka një ide të “çmendur”.…