Ministri i Jashtëm italian viziton Kosovën, pasdite u drejtohet deputetëve në Kuvend
22 qershor 2021
| 07:33
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio sot viziton Kosovën.
Ai do të zhvillojë takime me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca dhe ministren e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Ndërsa do t’iu drejtohet në një seancë solemne deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në orën 17:30.