Ministri i Jashtëm italian viziton Tiranën
Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio, do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Sipas njoftimit për shtyp nga Ambasada e Italisë në Tiranë, në kuadër të kësaj vizite, kryediplomati italian do të takohet me Presidentin Ilir Meta dhe me Kryeministrin Edi Rama.
Në përfundim të takimit me Kryeministrin Rama do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp në Kryeministri. “Pas tërmetit të fortë që goditi Shqipërinë në datën 26 nëntor, ministri Di Maio do të kryejë një vizitë edhe në kampin e çadrave pranë qytezës së Vorës, si dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e dhurimit të materialeve të nevojshme të shpëtimit për të përballuar katastrofat dhe situatat e emergjencës të dhuruara nga Emergjencat Civile italiane”, thuhet në njoftim./ATSH/