Ministri i Kurtit: Asociacioni nuk është kërkesë e serbëve të Kosovës

14 maj 2024 | 15:05

Ministri  i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka komentuar kushtëzimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës (KiE).

Sipas Krasniqit, Asociacioni nuk është kërkesë e serbëve të Kosovës.

Më tutje, Krasniqi ka akuzuar krerët e disa prej shteteve evropiane.

“Së pari, Asociacioni nuk është kërkesë e serbëve të Kosovës. Me Kushtetutë, serbët e Kosovës e kanë të drejtën dhe lirinë e asociimit si çdo komunitet tjetër. Së dyti, me këtë kushtëzim, krerët e disa prej shteteve evropiane fatkeqësisht po tregojnë se nuk u intereson edhe aq fuqizimi i komuniteteve tjera joshumicë në Kosovë, si rom, ashkali, egjiptian, turk, goran e të tjerë, të cilët më së shumti do të përfitonin nga mekanizmat e Këshillit të Evropës”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, është…