Ministri i Kurtit takon ish-këshilltarin e Thaçit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ish-këshilltarin e presidentit Hashim Thaçi, Bislim Zyrapin.
Mehaj ka postuar një fotografi nga takimi, ku bërë me dije se në vazhdën e takimeve me autoritete ka pritur në takim ish-shefin e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapin.
“Interesat nacionale kërkojnë bashkimin e forcave, dijes dhe përvojës së të gjithëve pa dallim. Në vazhdën e takimeve me subjekte e autoritete, sot prita në takim Ish-Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapin”, ka Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Mehaj ka thënë se me Zyrapin kanë biseduar për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe se janë pajtuar që për interesa nacionale kërkohet bashkim i forcave pa dallim.
“Me z. Zyrapin diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë në kontekstin e ri gjeopolitik dhe mundësisë së angazhimit të potencialit të nevojshëm institucional dhe shoqëror në menaxhimin e suksesshëm të sfidave në mjedisin vendor dhe rajonal të sigurisë. Të dy ishim të qëndrimit se për interesat nacionale kërkohet bashkimi i energjive, forcave, dijes dhe përvojës së të gjithëve pa dallim”, ka shkruar Mehaj.