Ministri i Mbrojtjes bën homazhe në Prekaz
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, së bashku me krerët e lartë shtetëror, gjeneralët, oficerët dhe zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
“28 Nëntori shënon tri nga ngjarjet më të rëndësishme të popullit tonë. Shpallja e Pavarësisë dhe ngritja e flamurit në Vlorë, ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të tri ngjarjet dhe të gjithë protagonistët e këtyre ngjarjeve tërë jetën e tyre punuan për një komb, një gjuhë dhe një Flamur”, ka shkruar Ministri Maqedonci në “Facebook”.
Ndërsa ka shfrytëzuar rastin që të urojë edhe festën e 28 nëntorit “Urime të gjithëve 28 Nëntori, të festojmë e të punojmë bashkë dhe t’i shërbejmë kombit tonë bashkë!”