Ministri i Mbrojtjes bën homazhe te varri i Rugovës
21 janar 2020
| 14:06
Me rastin 14-vjetorit të ndarjes nga jeta të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë të kësaj ministrie dhe të FSK-së, kanë bërë homazhe te varri i Rugovës.
Me këtë rast, ata në shenjë respekti dhe kujtimi kanë vendosur buqeta me lule mbi varrin e ish- presidentit Rugova në “Velani”.
/Epoka e re/