Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së takojnë kongresmenin republikan, Abraham Hamadeh

15 janar 2025 | 11:01

Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqdonci dhe komandanti i FSK-së, gjeneral Bashkim Kashari, vizituan dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara ku u mirëpritën në takim nga Abraham Hamadeh, kongresmen republikan nga Arizona.

Me kongresmenin Hamadeh, i cili ka përvojë në ushtrinë amerikane dhe aktualisht shërben në Komitetin e Forcave të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, në një atmosferë tejet miqësore diskutuan për sfidat globale të sigurisë dhe ndikimin e tyre në rajon dhe vendin tonë në veçanti. Ministri Maqedonci e informoi kongresmenin Hamadeh për zhvillimet aktuale në vendin tonë në përgjithësi, dhe për arritjet e ushtrisë në veçanti.

Së bashku shkëmbyem ide dhe pikëpamje mbi rëndësinë e vemendjes amerikane për rajonin e Ballkanit perëndimor dhe prezencës ushtarake të Shteteve të Bashkuara në vendin tonë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe mbeten aleati i pazëvendësueshëm në rrugëtimin tonë drejt zhvillimit dhe fuqizimit të shtetësisë sonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Reçakut. Kryetari i…