Ministri i Mbrojtjes i bashkohet opozitës, Netanyahu me një këmbë jashtë qeverisë
Opozita në Izrael ka bërë edhe një hap drejt rrëzimit të kryeministrit Benjamin Netanyahu nga pushtetit dhe formimit të qeverisë së re, pasi bllokut opozitar i është bashkua redhe partia e udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes, Benny Gantz.
Gjatë periudhës 12-vjeçare në pushtet, Netanyahu shpesh ka qenë figurë polarizuese në vend dhe jashtë tij.
Fundi i pushtetit të tij do të mund të sillte qetësim të skenës së trazuar politike, por ndryshimet e mëdha në politikën e jashtme duket se kanë më pak gjasa nga aleatja e palëkundur, ShBA-ja, shkruan “Reuters”.
Yair Lapid, i ngarkuar me detyrën për formimin e koalicionit qeveritar pas dështimit të Netanyahut për të bërë një gjë të tillë pas zgjedhjeve të 23 marsit, ka kohë deri në mesnatën e së mërkurës që ta paraqesë marrëveshjen te presidenti.
Partneri kryesor i Lapidit është nacionalisti Naftali Bennett, i cili do të shërbente si kryeministër në mandatin me rotacion.
Partia e Lapidit dhe partia e ministrit Gantz, kanë thënë në një deklaratë të përbashkët se janë pajtuar për skicën e qeverisjes dhe për çështjet themelore që lidhen me forcimin e demokracisë dhe shoqërisë.
Këto parti kanë njoftuar se edhe pas marrëveshjes së re, Gantzi do ta vazhdonte punën si ministër i Mbrojtjes.