Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë sot takohet me Maqedoncin në Kosovë
30 gusht 2024
| 08:17
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai do të pritet në takim nga homologu i tij, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 10:00.
“Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, nesër (e premte), më 30 gusht, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e ri të Mbrojtjes Shqipërisë, Pirro Vengu. Ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 10:00”, thuhet në njoftim.