
Ministri i Mbrojtjes i Turqisë bën homazhe në Prekaz
29 dhjetor 2021
| 13:03
Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar, i shoqëruar edhe nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka bërë nderime te varri i komandantit legjendar Adem Jashari dhe Jasharajve heroik në Prekaz.
“Emocion i veçantë kur nderohet nga miqtë tanë, sakrifica historike e kombit tonë liridashës, pikërisht në sheshin e lavdisë madhështore të Jasharajve legjendar. Ju faleminderit miku ynë, ministër Akar!”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.