Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës: 72 orë rezistencë! Bota nuk besoi
27 shkurt 2022
| 08:48
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, po i kërkon botës ta forcojë mbështetjen për Ukrainën në ditë e katërt të luftës.
Oleksii Reznikov thotë se “72 orë rezistencë” e vendit i ka dëshmuar botës se është e mundur të zmbrapset agresioni rus.
“72 orë rezistencë! Bota nuk besoi. Bota dyshoi. Por ne nuk qëndruam vetëm në këmbë, ne vazhdojmë me besim të luftojmë me pushtuesin rus! I treguam botës – mos kini frikë , jini të fortë dhe zmbrapseni! Mbështetja e duhet të jetë më e fortë! Siguria juaj varet nga ne!”, ka shkruar Reznikov në “Twitter”.