Ministri i Mbrojtjes: Integrimi në NATO, fokusi ynë

25 gusht 2023 | 12:23

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka mbajtur konferencën e tij të parë për medie që nga marrja e detyrës.

Maqedonci ka thënë se qëllimi i tyre kryesor i kësaj ministre është integrimi në NATO, ani pse sipas tij, ka ende shtete që janë duke hezituar ta pranojnë Kosovën në këtë organizatë.

“Fokusi ynë, qëllimi ynë është integrimi në NATO. Kjo do të jetë rrugë që jo gjithmonë varet prej kapaciteteve dhe përgatitjeve tona. Anëtarësimi në NATO, varet edhe prej shumë faktorëve të tjerë, është edhe faktori i njohjes. Ne jemi të vetëdijshëm për vende mosnjohëse që janë brenda NATO-s që vazhdojnë të hezitojnë për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në këtë organizëm”, ka thënë Maqedonci.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se FSK-ja ka plotësuar standardët për të qenë pjesë e NATO-s.

“NATO është aleancë politike. Në aspektin ushtarak jam i vetëdijshëm që Forca e Sigurisë e Kosovës ka plotësuar dhe vazhdon t’i plotësojë të gjitha standardet që ka një vend i NATO-s, për të qenë një forcë operacionale dhe e gatshme për të bashkëvepruar me vendet e NATO-s në mbështetje të paqes dhe stabilitetit kudo në botë”, është shprehur Maqedonci.

Më tutje, ministri i Mbrojtjes, ka bërë me dije se 612 rekrutë janë duke vazhduar trajnimin bazikë, ku pas përfundimit do t’i bashkohen radhëve të FSK-së.

Ai ka përmendur edhe punën e Forcës së Sigurisë në operacione jashtë Evropës, konkretisht në Kuvajt, duke u ngritur kështu flamuri i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka…