Ministri i Mbrojtjes merr dozën e tretë të vaksinës kundër Covidit
14 janar 2022
| 11:29
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka marrë dozën e tretë përforcuese të vaksinës kundër Covidit.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se mjeti më i suksesshëm dhe efikas për luftimin e virusit është vaksinimi.
“Ju bëj thirrje që së bashku të luftojmë pandeminë Covid-19 dhe në një të ardhme t’i kthehemi normalitetit. Mjeti më i suksesshëm dhe efikas për luftimin e virusit është vaksinimi. Unë u vaksinova me dozën e tretë përforcuese të vaksinës! Ta ruajmë shëndetin tonë dhe të të tjerëve përmes vaksinimit”, ka shkruar Mehaj.