![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/mehaj-5.jpg)
Ministri i Mbrojtjes në Gllogjan: Përkulje e përjetshme para heronjve
24 mars 2022
| 13:37
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka marrë pjesë në shënimin e 24-vjetori të Epopesë së Dukagjinit.
Ai ka thënë se lufta heroike e djemve dhe vashave të Dukagjinit dhe gjithë Kosovës janë burimi i pashtershëm i frymëzimit tonë.
“Në Kompleksin Memorial të Heronjve në Gllogjan, sot qëndruam fizikisht dhe shpirtërisht me kujtimin dhe nderin e madh, dhe me përkulje të përjetshme para heronjve të rënë, luftëtarëve të Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare të Kosovës. Lufta heroike e djemve dhe vashave të Dukagjinit dhe gjithë Kosovës janë burimi i pashtershëm i frymëzimit tonë dhe definicioni më kuptimplotë se sa e shtrenjtë është liria e kombit dhe atdheut dhe sa shumë është sakrifikuar për to”, ka thënë ministri Mehaj.