Ministri i Mbrojtjes në Rahovec, pritet ndërhyrja e FSK-së

18 shtator 2022 | 17:01

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se së bashku me bashkëpunëtorë, sot kanë pritur për vizitë ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Latifi ka shkruar në “Facebook” se pas vlerësimit të gjendjes faktike nga reshjet e fundit në këtë komunë, ekipet e FSK-së, pritet që të ndërhyjnë me makineri për hapjen e disa kanaleve dhe vijave në mënyrë që të ketë shkarkime më të papenguara të ujërave në Drinin e Bardhë.

“Faleminderit për vizitën dhe përkrahjen ministrit Mehaj dhe ekipeve të FSK- së”, ka shkruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëspresidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për…