Ministri i Mbrojtjes: Në rast lufte 8,000 ushtarë nuk mjaftojnë, duhet të angazhohen edhe qytetarët
16 janar 2024
| 22:35
Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, ka deklaruar se Serbia ka 48 baza armiqësore në kufi me Kosovën.
Në rast të ndonjë lufte, Maqedonci thotë se vetëm ushtarakët nuk mjaftojnë, shton se duhet edhe angazhimi i qytetarëve.
“Në rast lufte ne kemi 5 mijë plus 3 mijë që nuk është i mjaftueshëm. Ne gjithmonë jemi të vetëdijshëm që duhet edhe angazhimi i gjithë qytetarëve për atë dhe ne po punojmë”.
“Gjithmonë duhet të përgatitemi për luftë, në rast se duam ta shmangim luftën”, ka deklaruar ai.