Ministri i Mbrojtjes përfundon vizitën në Ankara
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përfunduar vizitën zyrtare katërditore në Ankara duke vizituar Qendrën Kulturore Shqiptare “Sami Frashëri” në Ankara.
“Me emocione shumë të veçanta dhe të paharrueshme, takova bashkëkombësit tanë në një ambient ku flet fuqishëm gjuha, kultura, tradita jonë e mrekullueshme si dhe historia jonë e dhembshme por krenare. Përgëzime të mëdha dhe mirënjohje të thellë për veprimtarin e madh, bashkëkombësin tonë, Serdal Vardar, i cili edhe pse i ri në moshë, krahas aktivitetit të pandalshëm për organizimin e shqiptarëve në Turqi, me përkushtim të jashtëzakonshëm ka realizuar funksionimin e kësaj qendre, shembull edhe për bashkëkombësit tjerë, të organizuar kudo në Botë”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.