Ministri i Mbrojtjes pret në takim ish-presidentin Sejdiu, flasin për sigurinë në vend

06 korrik 2022 | 17:11

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim ish-presidentin Fatmir Sejdiu.

Mehaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka njoftuar se me Sejdiun ka diskutuar për zhvillimet aktuale në mjedisin e sigurisë dhe mbrojtjes, procesin e integrimit euroatlantik të Kosovës dhe për çështje tjera me interes për shtetin tonë.

“Diskutimet me ish-presidentin Sejdiu , si veprimtar, politikan dhe si akademik, janë shumë të frytshme për proceset zhvillimore të vendit, përfshirë edhe ato të sigurisë dhe mbrojtjes. Sot prita në takim ish-presidentin Fatmir Sejdiu, me të cilin diskutuam për zhvillimet aktuale në mjedisin e sigurisë dhe mbrojtjes, procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe për çështje tjera me interes për shtetin tonë, përfshirë edhe projektin tonë për lëndën e sigurisë, mbrojtjes dhe paqes në programin mësimor të shkollave tona”.

“Gjithashtu diskutuam edhe për proceset reformuese dhe sfidat aktuale në procesin e integrimit evropian, për çka vlerësuam nevojën e forcimit të unitetit politik dhe qytetar të të gjithëve pa dallim”, ka shkruar Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA UÇK-ja terroriste, UÇK-ja çlirimtare: Baca…