Ministri i Mbrojtjes pret në takim pronarin e kompanisë “Baykar”
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe zëvendësministri Shemsi Syla, kanë pritur të hënën në takim pronarin e kompanisë “Baykar”, Haluk Bayraktar, si dhe ambasadorin e Republikës së Turqisë, Sabri Tunç Angili.
Ministri Maqedonci ka thënë se bashkëpunimi me kompaninë “Baykar” është kthyer në kryefjalën e teknologjisë ushtarake dhe diskutoi për projektet e radhës në të cilat do të investohet, duke u dakorduar me Bayraktar se ky bashkëpunim të zgjerohet përtej blerjeve.
Ndërsa, gjeneral Jashari në këtë takim u shpreh se përmes prodhimeve të blera nga kompania “Baykar”, FSK-ja tani mund të ushtrojë misionin e saj në nivelin që garanton mbrojtje territoriale dhe siguri.
Për vullnetin e gatishmërinë që kjo kompani dhe Republika e Turqisë ka shfaqur për bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, ministri Maqedonci e dekoroi Bayraktarin me medalje për “Shërbim të Shquar”.