Ministri i Mbrojtjes së Italisë uron ministrin Maqedonci për emërimin e tij në detyrën e re

05 shtator 2023 | 09:45

Në një letër urimi ministri i Mbrojtjes i Republikës së Italisë, ka uruar ministrin Maqedonci për emërimin e tij në detyrën e re si ministër.

Në letrën e ministrit Crosetto vlerësohet parneriteti i shkëlqyer që ekziston ndërmjet dy shteteve, ndërsa shpreh sigurinë se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe gjatë mandatit të ministrit Maqedonci, në dobi të marrëdhënieve ndërmjet forcave të armatosura, si dhe zhvillimit të formave të mëtejme të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Në fund ministër Crosetto përmbyllë letrën duke shprehur dëshirën që sa më parë të realizohet një takim mes dy ministrave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka…