Ministri i Mbrojtjes së Kosovës i përgjigjet Vuçiqit: Mos e harroni ferrin e Koshares

12 nëntor 2020 | 21:01

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, i është përgjigjur kërcënimit të presidentit, Aleksandër Vuçiq i cili sot tha se në Kosovë mund të ndodhë një konflikt i llojit të Nagorno Karabakut nëse përpjekjet për kompromis dështojnë, raporton “Epoka e re”.

Quni përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se nëse lufta është e pashmangëshme, ne si çdo herë do të fitojmë.

“Fare nuk jemi të interesuar për luftë, duam të jetojmë në paqe, por nëse lufta është e pashmangëshme, ne si çdo herë do të fitojmë. Mos e harroni ferrin e Koshares!”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar kundër deklaratës së…