Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë sot viziton Kosovën
18 maj 2021
| 08:37
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi do ta vizitojë sot Kosovën, ku do të pritet në takim nga homologu i tij kosovar, Armend Mehaj.
Takimi do të fillojë në ora 10:30 në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas do të ketë deklaratë për media, njofton Ministria e Mbrojtjes e Kosovës.
Pas takimit do të ketë edhe konferencë për media të të dy ministrave.
“Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë Niko Peleshi do ta presë Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës Armend Mehaj me stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë.