Ministri i Mbrojtjes së Turqisë nesër viziton Kosovën
16 tetor 2023
| 11:44
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci nesër (e martë), më 17 tetor, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Yasar Guler.
Ceremonia zyrtare e pritjes do të zhvillohet nga ora 09:00 dhe do të shoqërohet me togun ceremonial të FSK-së.
Të dy ministrat do të mbajnë takimin tete-a-tete. (mediat marrin vetëm pamje).
Po ashtu, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Guler, do të pritet në takim nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari. (mediet marrin vetëm pamje).
Pas përfundimit të takimeve të planifikuara, duke filluar nga ora 10:45 do të mbahet konferencë për media.