Ministri i Mbrojtjes së Turqisë pritet me nderime të larta shtetërore Kosovë
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci të martën ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes së Turiqsë, Yasar Guler.
Ai është pritur me nderime të larta shtetërore, derisa do të Guler do të takohet me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari.
Pas përfundimit të takimeve do të mbahet edhe një konferencë për media.
Më 16 tetor, ministri i Mbrojtës Kombëtare të Turqisë, Yasar Guler, ka arritur për vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai do të takohet me përfaqësuesit e Turqisë në Kosovë dhe ushtarët turq që ndodhen aktualisht në kudër të misionit të KFOR-it.
Vizita e Guler në Kosovë ndodh pak ditë pasi komandant i KFOR-it u emërua gjenerali turk, Ozkan Ulutas.
Këtë mandat, Ulutas do ta ushtrojë për një vit.
Përndryshe, kjo do të jetë hera e parë që një zyrtar ushtarak turk komandon një mision paqeruajtës të NATO-s në Kosovë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999.
Turqia zyrtarisht ka marrë përsipër komandën njëvjeçare të Misionit Paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR), në një periudhë kur harku i tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është zgjeruar jashtëzakonisht shumë, posaçërisht pas sulmit terrorist të 14 shtatorit në Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës.