Ministri i Mbrojtjes takohet me Naim Malokun

22 korrik 2021 | 13:20

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar mbrëmë me ish-gjeneralin e UÇK-së, ish deputetin e Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku.

“Një mbrëmje e mrekullueshme me mikun e vjetër të familjes, gjeneral Naim Malokun, Është ky burrë i madh që e njohim të gjithë, por pak kemi marrë nga madhështia, begatia dhe vlerat unike të tij”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Mehajt:

Një mbrëmje e mrekullueshme me mikun e vjetër të familjes, Gjeneral Naim Malokun,
Është ky burrë i madh që e njohim të gjithë, por pak kemi marrë nga madhështia, begatia dhe vlerat unike të tij.
Ky ushtarak profesionist i lindur, patriot i jashtëzakonshëm, lider luftarak fushëbeteje, intelektual i mirëfilltë dhe erudit i madh, jo vetëm i fushës së mbrojtjes dhe sigurisë, përkundër sfidave shëndetësore që po kalon qe tri vite, ka forcën e dhe energjinë e pashtershme të bëjë më të mirën e tij për të ardhmen tonë të sigurt dhe prosperuese.
Qartësia dhe thjeshtësia e tij në shtjellimin e kompleksitetit gjeopolitik, gjeostrategjik, mjedisit global dhe atij rajonal të sigurisë si dhe kërcënimet dhe rreziqet me të cilat sfidohet ky mjedis, janë tejet impresionuese.
Ish-Presidenti amerikan John Adams ka thënë: “Nëse veprimet tuaja frymëzojnë të tjerët të ëndërrojnë më shumë, të mësojnë më shumë, të bëjnë më shumë dhe të bëhen edhe më shumë, ju jeni LIDER.”
E ky Lider është Gjeneral Naim Maloku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë pjesë…