Ministri i Mbrojtjes takohet me shefin e AKI-së

12 maj 2021 | 16:12

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.

Sipas njoftimit për media të Ministrisë së Mbrojtjes, Mehaj dhe Ajeti kanë folur për thellim të bashkëpunimit si dhe koordinimit të ngushtë ndërinstitucional në përputhje me misionet e institucioneve që drejtojnë.

“Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti sot në takim drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, z. Petrit Ajeti. Të dy vlerësuan rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit si dhe koordinimit të ngushtë ndërinstitucional në përputhje me misionet, detyrat dhe fushëveprimin ligjor të dy institucioneve në shërbim të plotë të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit dhe interesave të saj”, është thënë në njoftimin e ministrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu ka pritur sot në…