Ministri i Mbrojtjes takon Kurtin
25 mars 2021
| 15:27
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.
Me këtë rast, ministri Mehaj e ka njoftuar Kurtin me fillimin e punës së tij në detyrën e re, duke shprehur besimin se me punën ekipore do të arrijnë rezultatet e synuara nga fushëveprimi i Ministrisë së Mbrojtjes.
Nga ana e tij, kryeministri Kurti e ka uruar edhe njëherë ministrin Mehaj për qasjen e tij për punë të suksesshme, duke i ofruar mbështetjen e plotë për përmbushjen e objektivave në zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.