Ministri i Mbrojtjes takon rapsodin Rifat Berisha
13 mars 2022
| 16:16
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar rapsodin e njohur, Rifat Berisha.
“Kënga ‘Zo ku t’kam moj çifteli’, e Rifat Berishës është himni i Drenicës, ajo shpërfaq trimërinë, qëndresën e kurajon tonë nëpër shekuj. Vargje të tilla, dalin vetëm nga shpirti i një njeriu atdhetar si ai”, ka shkruar në “Facebook”, Afrim Berisha i cili ishte pjesë e këtij takimi.
Rifat Berisha është ndër rapsodët më të njohur shqiptar, i cili më këngët e tij ka frymëzuar gjenerata të tëra në luftën për liri.