Ministri i Mbrojtjes viziton kadetët e FSK-së pasi përfunduan me sukses ‘Javën e ferrit’

07 shtator 2021 | 16:32

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar kadetët e FSK-së, të cilët kanë përfunduar me sukses ‘Javën e ferrit’, respektivisht aktin e konfirmimit të tyre si kadetë – studentët e gjeneratës 2021- 2025.

“Me këtë rast, duke i uruar për përfundimin me sukses të sfidës finale, ‘Javës së ferrit’, ju thashë se tani pas kësaj beteje, fillon lufta e vërtetë për katër vitet e ardhshme. Për katër vitet e ardhshme do të arsimoheni, stërviteni dhe frymëzoheni që të jeni udhëheqës me karakter të lartë të përkushtuar ndaj vlerave të detyrës, nderit, dhe atdheut si dhe të përgatitur për një karrierë të përsosmërisë profesionale në shërbim të atdheut si oficer në ushtrinë e Republikës së Kosovës. Nga ju pres që të jeni kadetë-studentë që zhvilloni personalitetin krijues dhe kritikë, të dini të analizoni dhe vlerësoni mjedisin gjithnjë e më kompleks të sigurisë, kërcënimet dhe rreziqet, për të pasur mundësi të identifikoni idetë dhe trendet e reja dhe të imagjinoni rezultatet e mundshme”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka përgëzuar edhe bordin përzgjedhës të kandidatëve për kadetë-studentë të Qendrës për Studime Universitare për realizim të suksesshëm të procesit të përzgjedhjes me respektim të plotë të kritereve dhe procedurave të testimit dhe selektimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022 kanë…