Ministri i Mbrojtjes viziton Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj

02 nëntor 2023 | 16:14

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vizituar sot Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ku kanë filluar trajnimin bazik rekrutët e rinj.

Komandanti i KDS-së, gjeneralbrigade Jeton Dreshaj e ka njoftuar ministrin Maqedonci me mbarëvajtjen e gjithë procesit të rekrutimit, të stërvitjeve dhe trajnimeve që janë duke u zhvilluar.

“Aktualisht në disiplina të ndryshme kemi mbi 500 ushtarakë të cilët janë duke u përgatitur. Vetëm në trajnimin bazë kemi 363 rekrutë në kuadër të procesit të rekrutimit të 612 ushtarëve të rinj. Ministria e Mbrojtjes është e vendosur fuqishëm në ndërtimin e kapaciteteve tona ushtarake, si në rritjen e numrit të personelit ashtu edhe në edukimin, trajnimin, shkollimin dhe pajisjen me armatim modern sipas standardeve të NATO-s”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

May be an image of 5 people and text

May be an image of 8 people and people practicing yoga

May be an image of 5 peopleMay be an image of 3 people

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka publikuar një…