Ministri i mbrojtjes viziton njësitin e deminimit të FSK-së
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot ka vizituar njësitin e deminimit të FSK-së, i cili është duke punuar në pastrimin e hekurudhës të linjës Fushë Kosovë – Hani i Elezit, nga mbetjet e mundshme të paeksploruara.
Pastrimi i brezit hekurudhor ka lindur si nevojë me rastin e fillimit të punimeve në rikostruksionin e linjës hekurudhore.
Njësiti i deminimit është duke bërë një punë efikase dhe profesionale, dhe deri më tash ka pastruar 15 000 metra katrore të brezit hekurudhor.
Me këtë rast ministri Mehaj pati një bashkëbisedim me pjesëtarët e njësitit të deminmit, të cilët i përgëzoi për punën e bërë me angazhim shumë të përkushtuar dhe profesionalizëm të lartë.
Ai me këtë rast dëgjoi edhe sfidat me të cilat ballafaqohen deminimi dhe kërkesat e tyre konkrete.
Ministri Mehaj duke vlerësuar lartë punën dhe përkushtimin e tyre, duke marrë në konsideratë specifikat që ka deminimi shprehi gatishmërinë për mbështetje të të gjitha atyre kërkesave, që çojnë në rritjen e efikasitetit dhe sigurisë në punë.