Ministri i Mbrojtjes: Zgjidhja për veriun duhet të jetë politike

24 gusht 2023 | 22:06

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK) se zgjidhja për veriun e Kosovës, duhet të jetë politike.

Kurse për letrën e vitit 2013 midis Kosovës dhe NATO-s – në bazë të së cilës Forca e Sigurisë e Kosovës nuk duhet të vendoset në veriun e banuar me shumicë serbe të Kosovës pa pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it, e cila është ende e vlefshme dhe e duhur, ministri Maqedonci tha se do të shfuqizohet pas krijimit të kushteve të reja dhe përpjekjeje të reja politike.

Ai tha se veriu është pjesë e Republikës së Kosovës.

Maqedonci, vlerësoi se FSK do të jetë e gatshme të mbrojë territorin e vendit kur të kërkohet.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur dhe për bazat që Serbia i ka afër Kosovës, e që sipas tij na bëjnë që të jemi vigjilent.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga minuta e 58-të, Ballkani është në epërsi edhe me…