Ministri i Mehaj shpallet “Qytetar nderi” i Bashkisë së Matit
15 mars 2023
| 23:26
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është shpallur “Qytetar nderi” i Bashkisë së Matit në Shqipëri.
Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore nga kryetari Bashkisë së Matit, Agron Malaj, ministrit Mehaj iu dha titulli “Qytetar nderi” për kontributin e tij personal në misionet e FA të Shqipërisë si dhe kontributin e tashëm si ministër i Mbrojtjes në thellimin e bashkëpunimit në mes të dy ministrive të mbrojtjes si dhe dy ushtrive të vendeve tona, Kosovës dhe Shqipërisë.