Ministri i Mjedisit infektohet me Covid 19

17 mars 2020 | 09:47

Ministri i Mjedisit në Poloni, Michal Wos, është konfirmuar i infektuar me koronavirus në orët e vona të së hënës. Ai i tha agjencisë shtetërore të lajmeve se është vendosur në karantinë dhe se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Në Poloni numri i rasteve të konfirmuara të personave të infektuar me koronavirus është 159. Deri më tani nga virusi i ri në këtë shtet kanë vdekur katër njerëz, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Xi Jinping ka bërë me dije se Kina do…