Ministri i MPB-së: Gjendja e ambasadores turke është e mirë

16 nëntor 2018 | 21:23

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka vizitur Qendrën Emergjente në QKUK, pas aksidentit që ndodhi në fshatin Slivovë të Gjilanit, ku u përfshi edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë.

Në këtë aksident humbën jetën tre persona, kurse shtatë të tjerë kanë mbetur të lënduar. 

Ministri Mustafa ka bërë me dije se njëri prej të lënduarve është në gjendje të rendë, por sipas tij mjekët janë duke e bërë të pamundurën për ta shpëtuar, raporton “Epoka e re”.

Ai ka bërë me dije se gjendja e ambsadores turke, Kivilcim Kiliç, është e mirë. “Ka lëndime në njërin krah, kam biseduar me të dhe gjendja shendetësore e saj është e mirë”, ka thënë ministri Muatafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç është bërë pjesë…