MINISTRI I PUNËVE TË JASHTME I MAQEDONISË SË VERIUT BUJAR OSMANI I PUNËSUARI I PARË SHQIPTAR NË VITIN 2004 NË SPITALIN E QYTETIT TË SHKUPIT
Ismet Sylejmani
Në Epokën e UÇK-së e të BDI-së, të komanduar dhe të udhëhequr nga Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, ndryshimet janë të mëdha pozitive e progresive dhe në frymë euroatlantike!
Dëshmi është edhe kjo që e ka deklaruar Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, ish-ushtari i UÇK-së, Anëtari i Kryesisë e Zëdhënësi i BDI-së, aktulisht Ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Prof. Dr. Bujar Osmani!
Imagjinojeni se në çfarë stadi kanë qenë të drejtat e shqiptarëve në ish- Republikën Jugosllave të Maqedonisë, para fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!
Realitetin e hidhur dhe shkeljen drastike në mënyrë totalitare të të drejtave të popullit shqiptar!
“…Unë kam qenë i punësuari i parë shqiptar, në vitin 2004, në spitalin e qytetit në Shkup, i cili u shërben 80% shqiptarëve sepse gravitojnë në atë spital!
D.m.th. 80% e pacientëve në spitalin e qytetit në Shkup janë shqiptarë!
Në vitin 2004 isha shqiptari i parë, jo mjeku i parë!
Pra, nuk kishte as infermier, as asistent, as pastrues, as roje, nuk kishte shqiptar,… pacientët nuk mund të komunikonin me mjekët dhe infermierët në anamnezë, ata që nuk e kuptonin gjuhën!
Tashmë shqiptarët janë në institucione, mjekë, specialistë, … kudo!
Tani kjo e shqetëson dikë!
Sepse e konsiderojnë si humbje të monopolit dhe nuk mund të thonë shqiptarët, por thonë BDI, për ta thënë atë më butë…!”
Pjesë nga Intervista ekskluzive e Z. Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, dhënë gazetarit Ljubisa Nikollovski!
Prishtinë, 20 Dhjetor 2023!