Ministri i Ramës, i bindur se PS-ja do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit
Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit në Shqipëri, Blendi Klosi, është shprehur i bindur se Partia Socialiste (PS) do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit.
Ai ka thënë për “Epokën e re” se qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka bërë investime të shumta të cilat kanë ndikuar në rritjen e cilësisë së jetës.
“Ajo që kemi thënë që krye të herës është bashkëqeverisja me qytetarët. Në këtë kuptim, ajo që mbetet për ne e rëndësishme është përmbushja e pritshmërive të qytetarëve tanë, rritja e standardit të jetesës, mirëqenies së tyre, ku padyshim opozita në çdo proces ka qenë e mirëpritur të kontribuojë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ka qenë konstatim keqardhës që s’është bërë pjesë e proceseve të rëndësishme zhvilluese. Por, ajo që mbetet detyra jonë parësore, janë investimet më shumë procese që ndihmojnë dhe zhvillojnë standarde të jetës së komuniteteve tona. Janë investimet që kanë ndikuar në këtë rritje cilësie të jetës, por sigurisht që mbetet shumë për t’u bërë. Të vetëdijshëm për çfarë është bërë dhe për çfarë është e aftë të bëjë Partia Socialiste në qeverisje, kam bindjen e plotë se do të vlerësohet me votën e 25 prillit të 2021-shit, ku PS-ja do të mandatohet nga qytetarët për një mandat të tretë”, ka thënë Klosi.