Ministri i Shëndetësisë: Kam ardhur t’ia kthej borxhin Kosovës
21 dhjetor 2021
| 14:52
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, të martën në Komisionin për Shëndetësi, ka theksuar se nga Amerika ka ardhur në Kosovë, siç është shprehur ai për t’ia kthyer borxhin vendit të tij.
Ai ka thënë se për ta përmirësuar gjendjen shëndetësore në Kosovë është një sfidë më vete.
“Ne punojmë për pacientin. Ju premtoj të gjithë juve se ose keni me qenë pacientë ose jeni sot. Vetëm nëse na vranë rrufeja s’kemi kohë të jemi pacient”, ka thënë ai.
Më tutje, ai ka thënë se si kuadër ai është përgatitur në Kosovës, pasi ka kryer Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, e pastaj ka vazhduar në shkollimin në ShBA.
“Kam ardhur me një qëllim të thjeshtë, me ja kthyer borxhin Kosovës”, ka thënë ai.