Ministri i Shëndetësisë lutë deputetët të shkojnë në psikiatri

08 qershor 2022 | 22:56

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi  ka thënë se infrastruktura në spitalin e psikiatrisë është e rëndë.

Ai thotë se është tmerruar nga gjendja e keqe në Klinikën e Psikiatrisë, madje i ka ftuar edhe deputetët që të shkojnë në vend të ngjarjes dhe të shohin kushtet atje.

“Ju kisha lutur të gjithë deputetëve, shkoni në psikiatri!, tha Latifi

Ai ju tha deputetëve që ta vizitojnë psikiatrinë në cilësinë e vrojtuesve, mjekëve apo si përfaqësues të popullit.

“Po ju them të shkoni si vrojtues, si doktorë, si përfaqësues të popullit të Kosovës. Unë jam tmerruar. Nëse uji rrjedh nga tavani i ndërtesës dhe bien afër rrymës dhe pacientët dhe punëtorët shëndetësorë kalojnë aty afër dhe ne i mbyllim sytë para saj?

Dje e kam dërguar një ekip të ushtrisë amerikane për të vlerësuar që të bëjmë rindërtimin e asaj ndërtese”, tha Latifi./Teve1.info

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka postuar në…